Presidentja Osmani udhëton drejt Malit të Zi, pritet të takohet me krerët shtetërorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë në Mal të Zi, pasi është ftuar nga homologu, Milo Gjukanoviq.

Kështu është bërë e ditur nga Presidenca.

“Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të homologut Milo Gjukanović, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në shtetin fqinj, presidentja Osmani do të zhvillojë takim me presidentin Gjukanoviq, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Po ashtu, presidentja Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi, do të takohet edhe me kryeministrin Dritan Abazoviq.

“Në agjendën e presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit. Në Ulqin, presidentja Osmani përveç takimit me kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me kryetarin Nik Gjeloshaj, do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika