Presidentja uron Krishtlindjen ortodokse: Solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar që në këtë ditë të mbretërojë paqja, dashuria, respekti, solidariteti e toleranca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.

Osmani ka uruar që në këtë ditë të mbretërojë paqja, dashuria, respekti, solidariteti e toleranca.

Në njoftimin e zyrës së presidencës, Osmani citohet të ketë thënë se  mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin.

“I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes! Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt. Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika