Prin VV-ja në raundin e parë në zgjedhjet lokale, ky është parashikimi i Ramabajës

Analisti politik Sadri Ramabaja ka dhënë parashikimin e tij për raundin e parë në garën e partive politike në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor.

Ramabaja, në Debat Plus me Ermal Pandurin, u shpreh se Lëvizja Vetëndosje prin në shumicën e komunave.

Sipas Ramabajës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës del si parti e parë në Deçan, Junik, Rahovec dhe Gjakovë.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës sipar Ramabajës del si e para në Obiliq, Lipjan, Istog dhe Dragash.

Lëvizja Vetëvendosje, sipas Ramabajës, do të prijë në shumicën e komunave të vendit teksa u shpreh se pa balotazh sipas tij fiton në Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Shtime. Ndërsa në Prishtinë në raundin e parë del e para duke vazhduar në Kamenicë, Kaçanik, Prizren, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Viti.

Tutje sipas Ramabajës, Partia Demokratike e Kosovës del e pa parti e parë në Skenderaj, Ferizaj, Drenas teksa shton se beson se mund të ketë një rikthim në Klinë.

Ndërkaq AAK-ja fiton në Suharekë dhe Lista Serbe del e para në komunat me shumicë serbe.

Por, parashkimin e plotë të Ramabajës mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika