Prindërit bëjnë kërkesë për pushim të nxënësve në fillim të janarit, Nagavci e refuzon

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar që pushimi për nxënësit që është planifikuar të mbahet nga 27 janari e deri më 2 shkurt të vitit 2023, të mbahet më 4,5 dhe 6 janar, por që sipas tyre ministrja e Arsimit, Nagavci e ka refuzuar këtë kërkesë me arsye se "ka procedura administrative"

Foto ilustrim

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka kërkuar që pushimi për nxënësit që është planifikuar të mbahet nga 27 janari deri më 2 shkurt të vitit 2023, të zhvendoset më 4, 5 dhe 6 janar.

Mirëpo ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci këtë kërkesë e ka refuzuar për arsye të procedurave administrative.

“E kemi menduar të përshtatshme, e për këtë kemi pasur shumë kërkesa nga prindërit (sidomos nga Prishtina) që të ndryshohet pushimi i fundit të janarit 2023. Propozimi i Këshillit të Prindërve ishte që ditët e planifikuara për pushim prej 27 janarit e deri më 2 shkurt 2023 të zhvendosen e të bëhet pushim më 4, 5 dhe 6 janar 2023. Kjo meqë (tradicionalisht) për vitin e ri ka më shumë frymë festive e pushimesh dhe kemi shumë mërgimtarë që vizitojnë Kosovën”, thuhet në njoftimin e Këshillit në Facebook.

Tutje thuhet se “Me këtë kërkesë, e me këto arsye, i jam drejtuar Ministres së Arsimit, znj. Arbërie Nagavci. Por, Ministrja Nagavci e ka refuzuar kërkesën, duke dhënë arsyetime procedurash administrative. Gjykoj se kërkesa e Këshillit të Prindërve ka qenë e arsyeshme e mundshme për t’u realizuar por nuk ka pasur vullnet nga Ministrja për ta bërë këtë”.

Ndër të tjera, Këshilli ka kërkuar nga prindërit e nxënësit që të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe më 4 janar të vazhdojë mësimi.

“Shkollat do të jenë të hapura prej 4 janarit 2023 dhe mësimdhënësit do të detyrohen të jenë në shkolla në ato ditë pune. Andaj mungesa e nxënësve vetëm ua komplikon proceset mësimdhënësve dhe menaxhmentit të shkollave, për çka nuk kemi qenë asnjëherë të interesuar. (Kuptohet që ky fakt nuk mund të krahasohet me mësimin e planifikuar gjatë të shtunave, kur edhe prindërit edhe fëmijët e edhe mësimdhënësit e kishim pushim me legjislacionin në fuqi.)”, thuhet tutje.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika