Prishtina investon mbi 4 milionë euro për qentë endacakë – Gecaj: Asnjëherë nuk është bërë më shumë

Bajram Gecaj, këshilltar për çështje të sigurisë në Kryeqytetin e Prishtinës, ka deklaruar se asnjëherë më parë në Kosovë nuk është bërë më shumë për qentë endacakë sesa nën udhëheqjen e Kryetarit Përparim Rama.

Në një postim në Facebook, ai theksoi se Prishtina po kthehet në një model për trajtimin dinjitoz të kafshëve, ndërsa mbrojtja e qytetarëve nga rreziqet e mundshme mbetet prioritet.

Sipas Gecajt, për herë të parë në Kosovë janë ndërtuar dy qendra të specializuara në Prishtinë: Qendra për Trajtimin e Qenve Endacakë (QTQE) dhe Qendra për Evakuim Emergjent (QEE), të cilat ofrojnë trajtim veterinar dhe strehim të përkohshëm për qentë e rrugës deri në adoptimin e tyre.

Duke sjellë krahasime me të kaluarën, Gecaj bëri të ditur se gjatë tetë viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, për qentë endacakë ishin ndarë vetëm 70 mijë euro. Ndërkohë që gjatë mandatit të Qeverisë Haradinaj ishin ndarë 1.5 milion euro për të gjithë territorin e Kosovës për metodën KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho). Në kontrast, vetëm gjatë tre viteve të fundit në Prishtinë, janë investuar mbi 4 milionë euro për këtë qëllim.

Gecaj ka përmendur edhe një rast të fundit ku Kryeqyteti ka marrë në përkujdesje rreth 100 qen nga një strehimore private që ishte mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK). Ai theksoi se kjo ndodhi si pasojë e pamundësisë për të shpërndarë subvencione, për shkak të bllokimit të buxhetit nga niveli qendror, si dhe pengesave nga, siç e quajti ai, “koalicioni i pashpallur LVV-PDK” në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ndihma nga niveli qendror ka qenë “zero”, sipas Gecajt, ndërsa disa komuna tjera janë akuzuar për lëshim të fshehtë të qenve në rrugët e Prishtinës. Ai kritikoi edhe një pjesë të organizatave joqeveritare që, sipas tij, janë fokusuar më shumë në sigurimin e donacioneve sesa në ndihmë konkrete për trajtimin e qenve endacakë.

“U bëjmë thirrje institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe qytetarëve të Kryeqytetit të mbështesin përpjekjet tona për të gjetur një ekuilibër mes kërkesës për siguri dhe kujdesit human ndaj qenve endacakë”, ka thënë Gecaj.

Gecaj ka ritheksuar se Kryetari Përparim Rama mbetet i përkushtuar që Prishtina të jetë një shembull rajonal për trajtim të dinjitetshëm të kafshëve dhe një qytet i sigurt për të gjithë.

Në fund të postimit, Gecaj ka rikujtuar se mbikëqyrja e strehimoreve private dhe mirëqenia e kafshëve janë kompetencë ekskluzive e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK).

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika