Prishtina Mall sjell “Spooky Nights” – një eksperiencë unike për Halloween!


Atmosfera më e frikshme dhe më argëtuese e vitit po afrohet! NGa 31 tetor deri me 2 nëntor Prishtina Mall do të shndërrohet në një botë të mbushur me magji, mister dhe surpriza, ku çdo hap do të sjellë diçka të re për t’u zbuluar.

Gjatë “Spooky Night”, vizitorët do të mund të shijojnë performanca artistike, muzikë, lojëra argëtuese, “Trick-or-Treat”, figura të frikshme dhe dekorime që sjellin atmosferën e vërtetë të Halloween-it. Qendra do të jetë e mbushur me ngjyra, drita dhe karaktere të frikshme që do të gjallërojnë çdo hapësirë.

Fëmijët janë të ftuar të vishen me kostumet e tyre më kreative dhe të bëhen pjesë e Halloween-it më të madh dhe më të çmendur në vend

Prishtina Mall mbetet destinacioni kryesor për festa, argëtim dhe përvoja unike për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që duan të shijojnë një natë ndryshe.
Kështu që, përgatituni për një Halloween të paharrueshëm nga 31 tetor deri më 2 nëntor vetëm në Prishtina Mall – destinacioni yt për Halloween! 👻