Prishtina mirëpret edicionin e parë të Festivalit të Koreve të Fëmijëve “Crescendo”

Kryeqyteti ka mirëpritur edicionin e parë të Festivalit të Koreve të Fëmijëve “Crescendo”, një nismë e re kulturore që synon të rikthejë artin koral në skenën artistike të Kryeqytetit.

Me ftesë të drejtoreshës ekzekutive të festivalit, Diana Toska, në këtë ngjarje mori pjesë edhe drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

Halimi përmes një postimi në Facebook është shprehur e entuziazmuar për këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve në forma të tilla të shprehjes artistike.

“Kjo nismë rikthen artin koral si një formë të bukur të shprehjes artistike, duke lartësuar zërin dhe talentin e fëmijëve që sonte na mahnitën me interpretimet e tyre”, ka shkruar ajo.

Drejtoresha Halimi gjithashtu vlerësoi kontributin e dirigjentëve që qëndrojnë pas këtyre sukseseve, duke i falënderuar për përkushtimin dhe pasionin e tyre që, sipas saj, i japin shpirt artit të Prishtinës. Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për dirigjentët Artan Jerliu, Vehbi Shosholli, Memli Kelmendi dhe Elikona Hysaj Shala.

Festivali “Crescendo” shihet si një hap i rëndësishëm në pasurimin e jetës kulturore të fëmijëve dhe promovimin e artit koral në mesin e brezave të rinj.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika