Klubi futbollistik Prishtina, ka arritur marrëveshje me sulmuesin amerikan, i lindur në Barcelonë, Jalen Miller Blesa.
Ai ka qenë pjesë e skuadrës së Rahovecit në Ligën e Parë të Kosovës.
Në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin, amerikani ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar në dy asistime.
Blesa është shprehur i lumtur që i është bashkuar Klubit të Prishtinës, dhe ai e vlerëson si klubi më i madh në Kosovë.
” Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Prishtinës që është klubi më i madh në Kosovë. Është nder të luaj për këtë ekip’’, ka thënë ai.