Prishtina ofron shërbime shëndetësore falas për policët e Kosovës

Policët e Kosovës do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë falas të gjitha shërbimet që ofron Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Kjo pas vendimit që ka marrë Asambleja Komunale në kryeqytet

Foto EO

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka njoftuar të martën drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës (PK), Gazmend Hoxha, për të gjitha shërbimet që jepen falas në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Prishtinë për të gjithë pjesëtarët e Policisë.

Sadiku tha se gjatë takimit me Hoxhën e ka njoftuar për të gjitha shërbimet që do t’i marrin falas pjesëtarët e PK-së në Prishtinë.

“Qëllimi i këtij takimi është që ta njoftojë komandantin e Policisë së Kosovës për vendimin e Asamblesë komunale të Prishtinës, për lirimin e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga shërbimi që do t’i kenë në shërbimin parësor shëndetësor. Ne e njoftuam komandantin se për cilat janë shërbimet që ofrojmë ne për pjesëtarët e PK-së. Ne e kemi njoftuar drejtorin e Policisë në detaje dhe sigurisht që ky bashkëpunim nga 1 shkurti do të përcjellin një mesazh te të gjitha ambulancat tona dhe shërbimet që i japin qendrat e shëndetit parësor në Prishtinë…”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policët që jetojnë në Prishtinë do t’i shfrytëzojnë këto shërbime që i ka ofruar komuna e Prishtinës, raporton EO.

“U njoftuam për vendimin e Asamblesë Komunale të Prishtinës, normalisht që është një vendim i drejtë dhe i mirëpritur nga PK-ja. Ne do të njoftojmë të gjithë policët e Kosovës që jetojnë në Prishtinë që t’i shfrytëzojnë këto shërbime që i ka ofruar falas kryeqyteti. Po shpresojmë të kemi policë të shëndetshëm dhe të kemi policë të gatshëm në shërbim të qytetarëve të Prishtinës dhe gjithë atyre që jetojnë këtu”, tha Hoxha.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika