Prishtina “pasurohet” nga shitja e Blesës, flet drejtori Artan Osmani

Jalen Blesa nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës.

Sulmuesi është transferuar te skuadra rumune, Universitatea Craiova, duke nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë.

Nga ky transferim, Prishtina ka përfituar 165 mijë euro dhe do të merrë 15% nga shuma e shitjes së ardhshme të tij.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori gjeneral i Prishtinës, Artan Osmani.

“Jalen Blesa është shitur për shumën e 165 mijë eurove. Nga 165 mijë eurot, 20% i takojnë Rahovecit. Prishtina do të përfitojë 15% nga shitja e ardhshme e Blesës,” tha ai për TV Dukagjinin.

Blesa para transferimit te Prishtina, kishte qenë pjesë e Rahovecit. Për një vit e gjysmë te kryeqytetasit, 23-vjeçari kishte shënuar 14 gola dhe kishte dhuruar shtatë asistime në 40 paraqitje.

Ai ishte edhe pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika