Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas njoftimit, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.
Pikat me pritjet më të gjata janë Vërmica dhe Merdara, ku qytetarët presin deri në 10 minuta për të hyrë në territorin e vendit.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet raportohen të jenë ndërmjet 3 dhe 5 minutave.