Pritjet maksimale në kufi deri në 40 minuta

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjatë mëngjesit të së premtes nuk ka pasur pritje të gjata të mërgimtarëve që të hyjnë në Kosovë

Ilustrim

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar për gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Përndryshe, nga dita e enjte e 21 korrikut, mërgimtarët të cilët ishin nisur për në vendin e tyre, në Kosovë kanë pritur në Merdarë deri në 40 minuta.

Ndërsa gjatë ditës së sotme (e premte) në vendkalimet kufitare nuk ka pasur pritje të gjata në mëngjes.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë, mërgata jonë ka pritur 30 deri në 40 minuta, e kolona ka qenë deri në 50 metra.

Ndërsa, në Merdarë ka pasur pritje edhe më të shkurtra gjatë mëngjesit ku pritja ka qenë 10 deri në 15 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje mbi 5 minuta në hyrje dhe dalje.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika