Koha e pritjes për të hyrë në Kosovë është zvogëluar ndjeshëm në pikat kufitare.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, që më herët arrinin deri në 40 minuta, tani janë reduktuar në vetëm 15 deri në 20 minuta, ndërsa për dalje shkon deri në 30-40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë edhe më të shkurtëra, me fluks më të ulët të udhëtarëve dhe automjeteve.
