Prodhuesit amerikanë të çipave goditen nga rregulli i ri i eksportit të Kinës

Dy nga prodhuesit kryesorë të çipave në Amerikë janë urdhëruar të ndalojnë shitjen e disa prej prodhimeve teknologjike të tyre në Kinë, që mund të përdoren për inteligjencën artificiale

Foto ilustrim, kompania softuerike dhe kompania gjysmëpërçuese ADM

Aksionet e prodhuesve kryesorë të çipave Nvidia dhe Advanced Micro Devices (AMD), kanë rënë mes shqetësimeve për kufizimet e reja të SHBA-së për shitjen e çipave të inteligjencës artificiale në Kinë.

Gjiganti i teknologjisë me bazë në Kaliforni, Nvidia ka thënë se qeveria amerikane kërkon një licensë të re, e cila hyn në fuqi menjëherë, për të trajtuar rrezikun e çipave që “përdoren, ose devijohen në një “përdorim përfundimtar ushtarak”, në Kinë dhe Rusi.

Ekziston frika se rregulli mund të çojë miliona dollarë në humbje, pasi menjëherë aksionet e Nvidia ranë me 6.6 për qind në tregtimin pas orarit të mërkurën, ndërsa aksionet e AMD ranë 3.7 për qind.

Kufizimet e reja janë një “goditje për Nvidia”, ka thënë Dan Ives nga kompania private bankare Wedbush Securities për BBC.

Foto ilustrim

Departamenti i Tregtisë së ShBA-së ka thënë se “nuk ishte në gjendje të përshkruante ndryshime specifike të politikave në këtë kohë”.

Po ashtu, një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë, ka thënë se po marrin një qasje gjithëpërfshirëse për të zbatuar veprime shtesë të nevojshme në lidhje me teknologjitë.

“Përdorimet përfundimtare dhe përdoruesit përfundimtarë për të mbrojtur sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe interesat e politikës së jashtme,” ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë.

Sipas tij, kjo përfshin parandalimin e blerjes dhe përdorimit të teknologjisë amerikane nga Kina në kontekstin e programit të saj të shkrirjes ushtarako-civile për të nxitur përpjekjet e saj për modernizimin ushtarak, kryerjen e abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe për të mundësuar aktivitete të tjera keqdashëse.

Nvidia është prodhuesi më i mirë i çipave kompjuterikë, foto BBC

Në një dosje rregullatore në ShBA të mërkurën, kompania Nvidia ka thënë se “kërkesa e re e licensës” do të ndikojë në eksportet e çipave të saj A100 dhe H100, të cilat janë krijuar për të përshpejtuar detyrat e mësimit të makinerive dhe sistemet që i përfshijnë ato.

Sipas saj, rreth 400 milionë dollarë të shitjeve në Kinë mund të goditen, nëse klientët nuk duan të blejnë ofertat alternative të produkteve të kompanisë ose nëse qeveria e SHBA-së nuk jep licensa në kohën e duhur apo i mohon licensat për klientët e rëndësishëm.

Ndërkaq, një zëdhënës i kompanisë AMD ka thënë se rregullat, të cilat do të pengonin dërgimin e çipave të saj MI250 në Kinë, nuk pritej të kishin “një ndikim material” në biznes.

Nvidia dhe AMD ndaluan shitjet në Rusi pas pushtimit të Ukrainës në shkurt.

Foto ilustrim

Analistët thanë se kërkesat e SHBA-së mund ta bëjnë më të vështirë për Kinën blerjen e çipave për informatikë të avancuar.

Sipas analistit me bazë në Kaliforni në firmën e inteligjencës së tregut IDC, Mario Morales, ndalimi i shitjes mund të ndikojë në fitimet e prodhuesve amerikanë si Nvidia dhe AMD.

“Të dyja kompanitë kanë një ekspozim të madh ndaj Kinës dhe mund të shohin më shumë ndikim në të ardhmen, veçanërisht nëse Kina zgjedh të hakmerret,” ka thënë Morales.

Tensionet në rritje

Javën e kaluar, Nvidia raportoi të ardhura prej 6.7 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë, që ishte dukshëm më e ulët se ajo që kishte parashikuar.

Megjithatë, ajo ka thënë se të ardhurat nga biznesi i qendrës së të dhënave, që prodhon çipa kompjuterikë, u rritën me 61 për qind, krahasuar me një vit më parë.

SHBA dhe Kina janë mbyllur në një mosmarrëveshje të gjatë mbi tregtinë dhe teknologjinë.

Tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë u rritën në fillim të këtij muaji, pasi politikania amerikane Nancy Pelosi bëri një vizitë të diskutueshme në Tajvan.

Kina e sheh ishullin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të saj dhe këmbëngul se ai duhet të bashkohet me kontinentin me forcë, nëse është e nevojshme.

Si qëndron raporti SHBA-Kinë pas tensioneve në Tajvan?

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika