Profesoresha Latifi-Pupovci: Nuk ka dhunë, grusht e as plumb që më zmbraps nga parimet e mia

Hatixhe Latifi-Pupovci, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë, është sulmuar në vendin e punës mesditën e së martës, sulm i cili pretendohet se ka ndodhur si rrjedhojë e pakënaqësisë së studentit, rreth një vlerësimi të profesoreshës ndaj tij

Hatixhe Latifi-Pupovci, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, Hatixhe Latifi-Pupovci ka reaguar sërish për sulmin fizik ndaj saj, i cili ka ndodhur mesditën e së martës, brenda ambienteve të fakultetit.

Latifi-Pupovci përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka falënderuar të gjithë për përkrahjen morale që po i japin, ndërsa ka shtuar se nuk ka dhunë që e zmbraps atë nga parimet e saj.

”Ju falënderoj shumë për përkrahjen morale që po me jepni me reagimet e juaja ndaj një gjesti të shëmtuar e qyqar!

Ju garantoj,

Nuk ka dhunë që më zmbraps nga parimet e mia, as grushti e as plumbi!”, ka shkruar Pupovci.

Ajo ndër të tjerash thotë se notën në lëndën e Fiziologjisë nuk e merr askush, pa e merituar.

”Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”.

Përgjithmonë e atyre që duan drejtësi e rend në këtë vend’’, shkruhet në postimin e Pupovcit.

Profesoresha u sulmua dje fizikisht nga gjinekologu, Arsim Gashi. Ajo ka thënë se ”ka qenë një sulm krejtësisht i papritur dhe i paprovokuar, i shkaktuar nga motive të pakuptueshme për mua”.

Latifi-Pupovci ka konfirmuar pretendimet se sulmi kishte ardhur si rrjedhojë e pakënaqësisë së një studenti mbi një vlerësim të sajin.

Duket se ky nuk është i vetmi rast i sulmuesit.

Dr. Arsim Gashi, gjinekolog, ishte larguar përkohësisht nga puna për shkak të papërgjegjësisë së vazhdueshme në ushtrimin e detyrës, shkeljes së normave të punës, si dhe kërcënimit direkt, serioz që i kishte bërë drejtorit të Qendrës në Prishtinë z. Rrezart Halili. Këtë kërcënim, Halili e kishte deklaruar në polici.

Që nga viti 2008, Hatixhe Latifi-Pupovci është trajnere në Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës.

Reagon ligjëruesja e sulmuar në Universitetin e Prishtinës

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika