Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë prokurorin e dyshuar B.Sh., për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Siç u raportua më herët, prokurori dyshohet se ka pranuar 350 euro ryshfet nga një person, në këmbim të mosparashtrimit të kërkesës për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë kryer bastisje në zyrën e punës dhe në banesën e të dyshuarit, ku janë sekuestruar prova materiale që do të përdoren gjatë hetimeve.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa ka ritheksuar përkushtimin për luftimin e korrupsionit dhe për sjelljen para drejtësisë të të gjithë zyrtarëve që dyshohen për vepra korruptive.
Prokurori i përfshirë në ryshfet dyshohet se i mori 350 euro për të mos e caktuar paraburgimin