Prokuroria dhe Policia intensifikojnë hetimet për vrasjen e rëndë në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur hetime intensive pas gjetjes së një trupi të pajetë të groposur në Komunën e Lipjanit.

“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit, më datë 04.08.2028 është gjetur një trup i pajetë. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Dukagjinin.

Viktima dyshohet të jetë Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur më herët.

Më 4 gusht, viktima është gjetur i vdekur dhe i groposur në një arë në fshatin Baincë.

Sipas raportit të policisë, trupi është gjetur rreth orës 12:05, në një arë të këtij fshati, ndërsa nga ekzaminimi paraprak i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) rezulton se trupi është “i freskët”, pra vdekja ka ndodhur së fundmi.

Policia ka intervistuar katër dëshmitarë lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika