Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën më 12 tetor për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se janë angazhuar 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale, njofton Dukagjini.
Tutje, Prokurori i Shtetit ka ftuar të gjithë qytetarët, subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.