Prokuroria jep detaje për vrasjen në Ferizaj, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmë rreth orës 19:42, në fshatin Balaj të Ferizajt.

Sipas njoftimit, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Policinë dhe njësitë relevante ka ndërmarrë veprime hetimore për të ndriçuar rrethanat e rastit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.R. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës, I.R., është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Prokuroria ka bërë të ditur se po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, ndërsa brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Vrasje me armë në Balaj të Ferizajt, arrestohet një i dyshuar

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika