Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dyshohen për korrupsion

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.H dhe I.I., zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj D.H dhe I.I., zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të hënën se janë ndaluar dy zyrtarët, nën dyshimin për korrupsion.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 i KPRK-së”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika