Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit 30-ditore ndaj të pandehurit K.V.
Sipas prokurorisë, K.V., në cilësi të zyrtarit për regjistrim të bizneseve në Komunën e Gjakovës, më 25 gusht 2025 i kishte kërkuar të holla të demtuarit E.C., për rregullimin e dokumenteve të regjistrimit të biznesit të tij.
Në bazë të urdhëresës së gjykatës për masat e veçanta hetimore, K.V. është arrestuar në flagrancë më 1 shtator 2025, pasi kishte pranuar shumën prej 30 eurosh.
Me këto veprime, prokuroria dyshon se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421, paragrafi 1 të KPRK-së.
Që nga 1 shtatori 2025, K.V. gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh të vendosur nga Prokurori i Shtetit.