Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave, me inicialet S.S., I.V., M.V., M.R., N.M. dhe A.L., për veprat penale “Pjesëmarrja në turmë” që kryen veprën penale “Huliganizmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, më 13 tetor 2021, të pandehurit dyshohet se kanë marrë pjesë me dashje në turma të përbëra nga dhjetëra persona në Mitrovicë të Veriut. Turmat, që ndryshonin në numër varësisht nga lëvizjet e tyre, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Doganës me gurë, shufra druri e metali, si dhe me granata dore, duke krijuar rrezik të përgjithshëm për jetën dhe sigurinë publike.
Gjithashtu, sipas Prokurorisë, të pandehurit kishin ngritur barrikada dhe zënë pritë ndaj policisë, ndërsa mjetet e blinduara të saj janë sulmuar me armë zjarri dhe granata dore.
“Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër S.S., I.V., M.V., M.R., N.M. dhe A.L., për veprat penale “Pjesëmarrja në turmë” që kryen veprën penale “Huliganizmi”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.