Prokuroria Themelore në Pejë jep detaje për vrasjen në Klinë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Nikçi, ka thënë se të arrestuarit në lidhje me vrasjen në Klinë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, për të cilët, gjatë ditës së sotme do të ketë përcaktim të masës së paraburgimit

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, për RTV Dukagjini ka konfirmuar se në lidhje me vrasjen në Klinë, e cila ka ndodhur të enjten mbrëma, janë arrestuar pesë persona.

Nikçi, ka thënë se këta persona me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, për të cilët, gjatë ditës së sotme do të ketë përcaktim të masës së paraburgimit.

Ndërsa, Nikçi për dy të plagosurit e tjerë nga kjo ngjarje, tha se, të njëjtit, gjenden në tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas Nikçit, në vendin e ngjarjes kanë qenë dy prokurorë të krimeve të rënda, të cilët janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me ngjarjen.

Sa i përket detajeve të tjera nga kjo ngjarje, Nikçi është shprehur se “ende janë vetëm 24 orë nga ngjarja, kështu që në këto rrethana fillestare nuk mund të japim informacione tjera, që dëmtojnë hetimet dhe familjarët për shkak të ndjeshmërisë së rastit”.

Detaje nga Policia e Kosovës

Detajet në lidhje me rastin e mbrëmshëm të të shtënave me armë zjarri, në të cilin mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur, janë publikuar edhe nga Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës.

Policia ka bërë të ditur numrin e të arrestuarve.

“Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
• A.G. lindur më 1980
• N.G. lindur më 1992
• A.G. lindur më 1998
• B.G. lindur më 1985
• B.G. lindur më 1974

 

Detaje nga Spitali Rajonal i Pejës

Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, për RTV Dukagjini ka thënë se dy personat e plagosur, mbrëmjen e së enjtes, pas trajtimit mjekësor që kanë marrë, kanë dalë me vetëdëshirë nga spitali.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Të enjten mbrëma, Klina është tronditur nga një vrasje që ndodhi, saktësisht, në fshatin Volljak.

Atje, mbeti i vrarë një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezërit e tij, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rastin për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, i cili ka shtuar se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Gashi ka thënë se personat e plagosur, fillimisht, janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, e më pastaj në Spitalin e Pejës, dhe se nga plagët e marra, njëri nga të plagosurit ka vdekur.

“Rreth orës 20:43, Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në QMF në Klinë, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka deklaruar Gashi.

Vrasja e rëndë në Klinë, pesë të arrestuar për rastin

Kjo nuk ishte vrasja e vetme që ka tronditur Klinën, në më pak se një muaj.

Sipas njoftimit të policisë, më 15 prill të këtij viti, rreth orës 16:40, Policia ishte informuar për një rast, rrahje i cili ka ndodhur në fshatin Pataqan të Klinës.

Përderisa, Policia po kërkonte të dyshuarit, është njoftuar se një person gjendet në QKMF në Klinë, i cili ishte i plagosur me armë zjarri, e që nga aty me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku është konstatuar vdekja e viktimës nga mjeku kujdestar.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake.

Trupi i viktimës ishte dërguar për obduksion, derisa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Më 17 prill, Gjykata e Pejës i kishte caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen që në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin e kishte bërë të ditur Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

Në lidhje me këtë rast ishin arrestuar tre persona, i dyshuari kryesor dhe dy të tjerë që dyshohet se ishin të involvuar në rast.

Të shtunën me urdhër të gjyqtarit janë bastisur dhe kontrolluar katër lokacione, specifikisht shtëpi.

Në tri nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit, A.N. lindur më 1967, janë gjetur dhe sekuestruar, tetë armë të llojeve të ndryshme, karikatorë dhe municion.

Për RTV Dukagjinin, e kishte konfirmuar Zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

“Lidhur me vrasjen e ndodhur me datë 15 prill 2022, në fshatin Pataqan, Komuna Klinë, Prokuroria Themelore në Pejë, ka marrë Aktvendim për Fillimin e Hetimeve ndaj një personi si dhe për të njejtin ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe ndaj të pandehurit A.N ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Rasti vazhdon të jetë ende nën hetime.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika