Pronat e Radoiçiqit i jepen MPB-së në shfrytëzim

Vila e Milan Radoiçiq, pamje e publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Pronat e sekuestruara të Millan Radoiçiqit do t’i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Brendshme të Kosovës (MPB), përkatësisht Policisë së Kosovës.

Kështu u mor vendimi sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me ndryshim-plotësimet e një udhëzimi administrativ.

Radoiçiqin, Kosova e kërkon si përgjegjës për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Radoiçiq është ende i lirë në Serbi, teksa nga Prokuroria Speciale në Kosovë pas 10 muajsh nga ky sulm ende nuk është ngritur aktakuzë për të dhe grupin e tij.

Gjatë një aksioni në prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës sekuestroi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut, një restorant dhe një banesë, si dhe një vilë në komunën e Zubin Potokut – që të gjitha në pronësi të Radoiçiqit.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e qeverisë tha se këto prona, aktualisht, janë nën menaxhim të Ministrisë që udhëheq ajo, përkatësisht Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara të Kosovës.

Haxhiu tha se ndryshimet në udhëzimin administrativ janë të rëndësishme, sepse i eliminojnë procedurat e tejzgjatura për dhënien me qira të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, kur ato i kërkon një institucion publik ose organ shtetëror.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika