Protesta masive në Tiranë, Grenell: Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo që ka bërë Jack Smith

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish lidhur me protestën e madhe gjithëkombëtare të mbajtur sot në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), Grenell shkroi: “Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, duke iu referuar ish-prokurorit special që ngriti aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Ai gjithashtu shpërndau një postim të gazetares Xhorxhina Bami, e cila raportonte nga protesta e sotme në kryeqytetin shqiptar, duke shtuar shkurt: “And in Tirana”.

Protesta e sotme në Tiranë u zhvillua në shenjë kundërshtimi ndaj, siç u cilësua nga organizatorët, “padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë”, duke mbledhur një numër të madh qytetarësh nga mbarë trojet shqiptare.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika