Protestuesit mblidhen në jug të Mitrovicës

Përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës, që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe "marshim drejt veriut" në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh

FOTO: REL

Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë në terren raporton për dhjetëra të tubuar.

Në mesin e tyre ka edhe qytetarë nga Shqipëria.

Disa prej tyre thanë se po protestojnë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”.

Pjesëtarë të policisë shihen të pranishëm në vendngjarje.

Policia e Kosovës tha më herët se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.

Ndryshe, Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë bërë thirrje që të bojkotohet kjo protestë, e cila u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Sipas raportimeve, autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar nga persona të dyshuar jashtë Kosovës”.

Sveçla për thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës: Po përhapen nga profile të dyshimta, nuk i ndihmojnë Kosovës

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika