Protestuesit serbë marshojnë në rrugën kryesore në Graçanicë

Qytetarët serbë në Graçanicë po kundërshtojnë arrestimin e Dragisha Milenkoviqit, ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë

Protesta e serbëve në Graçanicë, 27 qershor 2023.

Për herë të katërt qytetarët serbë në Graçanicë po kundërshtojnë arrestimin e Dragisha Milenkoviqit, serb nga ky lokalitet ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Në duart e tyre po mbajnë pankarta ku shkruhet se  “Anamorava është me Vuçiqin”, “prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje” e “liri për të gjithë serbët e arrestuar”.

I njëjti dyshohet për krime lufte, ndërsa shumë të burgosur shqiptarë Milenkoviqin  e kujtojnë si gardian të dhunshëm e torturues në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit.

Protesta e serbëve në Graçanicë, 27 qershor 2023.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari, i identifikuar me iniciale D.M, dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.

Protesta e serbëve në Graçanicë, 27 qershor 2023.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të protestës të së martës në Graçanicë, rruga kryesore nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtojë trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”.

Policia ka bërë thirrje që të përdoren rrugët alternative deri në përfundimin e protestës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika