Pse u shkarkua kryeinspektori i MD-së, Ylber Topalli? Ministrja Haxhiu tregon arsyet

Të hënën e 13 marsit është shkarkuar kryeinspektori i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, për çështjen e rastit të Astrit Deharit.

E ftuar në emisionin “Five, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar arsyet se pse është marrë një vendim i tillë.

Një nga arsyet e shkarkimit të tij, sipas saj është se Topalli i ka marrë pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, para Policisë së Kosovës, e që një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.

Kurse, arsyeja e dytë sipas saj, është nënshkrimi i dy raporteve për Astrit Deharin, ku në njërin thuhej se po bëhej inspektim për vdekje e në njërin për vrasje.

“Pasi ka përfunduar faza e inspektimit, më kanë adresuar një raport i cili adreson shumë shkelje, në raport me përgjegjësit. Dy zyrtarë që aso kohe kanë shkelur detyrat e tyre, të cilët kishin marrë kamerat para policisë, në shpërputhje me kompetencat ligjore… Dje është shkarkuar e4dhe kryeinspektori Topalli, përveç që kishte marrë kamerat para policisë, kishte nënshkruar dy raporte brenda një kohe të shkurtër, ku në njërin thuhej se po bëhej inspektim për vetëvrasjen e Astrit Deharit, dhe në tjetrin për vdekjen. Ai e ka mohuar që njëri prej raporteve është nënshkruar nga ai. Kjo është shkelje, ne nuk mundemi ta verifikojmë nënshkrimin por e kemi parë që është nënshkrimi i njëjtë si në dokumentin tjetër”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika