Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, ka dhënë një paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube, duke e mbyllur me epërsi të pastër 3:0 ndaj Real Madridit.
Ndeshja, që po zhvillohet në “MetLife Stadium” në SHBA, nisi furishëm për skuadrën e Luis Enrique-s, e cila brenda 24 minutave shënoi tre gola ndaj gjigantit spanjoll.
Fabian Ruiz zhbllokoi rezultatin në minutën e 6-të pas një aksioni të organizuar, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Ousmane Dembele dyfishoi rezultatin.
Ruiz realizoi edhe golin e tretë në minutën e 24-t, duke vulosur një pjesë të parë të jashtëzakonshme për parizienët.
Real Madridi u duk i pafuqishëm përballë intensitetit të PSG-së, teksa pjesa e dytë pritet me shumë kuriozitet për të parë nëse skuadra e Xabi Alonsos do të arrijë të reagojë.