Publikohet artikulli për ish-krerët e UÇK-së në gazetën angleze, Kurti bisedon me autorin e tij

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar me raportuesin dhe redaktorin amerikan, Matthew Campbell, i cili është autor i një artikulli për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, i publikuar në gazetën amerikane "The Times and the Sunday Times"

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar me raportuesin dhe redaktorin, Matthew Campbell, njëkohësisht dhe autorin e një artikulli të publikuar për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti njofton se me redaktorin amerikan kanë diskutuar për artikullin që flet për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ky artikull është publikuar në gazetën “The Times and the Sunday Times”.

 

“Diskutuam mirënjohjen e Kosovës ndaj Mbretërisë së Bashkuar, rrezikun që Serbia t’i shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë dhe Rusia ta shohë Ballkanin si një front kundër NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika