Publikohet fotoja e 2 ushtarëve amerikanë të zhdukur në Ukrainë

Drueke 39 vjeç dhe Huynh 27 vjeç janë dy nga tre ushtarët amerikanë të zhdukur në Ukrainë. Të enjten e 16-të qershorit është publikuar një fotografi nga një bloger rus, ku shihen ushtarët në fjalë në pjesën e pasme të një kamioni ushtarak rus të zënë rob

Dy ushtarë amerikanë ishin zhdukur që nga 9-të qershori, të cilët bashkë me togën e tyre ishin duke luftuar së bashku me forcat ukrainase në veri të Kharkiv-it.

Sipas familjeve të tyre, ata mund të jenë kapur nga forcat ruse, ndërsa të enjten e 16-të qershorit është publikuar një foto, ku shihen dy ushtarët amerikanë në pjesën e pasme të një kamioni ushtarak rus, me duar të lidhura mbrapa, raporton CNN.

Kjo fotografi ishte postuar nga një bloger rus në Telegram, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit i tha të enjtën e 16-të qershorit familjes së njërit prej amerikanëve të zhdukur në Ukrainë, se kishte prova të mundshme për kapjen e Drueke, por nuk mund ta verifikonte foton në atë kohë.

Dy ushtarët amerikanë të kapur nga forcat ruse janë Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç.

Ushtarët amerikanë

“Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet ukrainase”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Gjithashtu, është raportuar se amerikani i tretë i zhdukur në Ukrainë është veterani i marinës amerikane, Grady Kurpasi, i cili ishte zhdukur në mes të 23 dhe 24 prillit 2022. Kjo ishte bërë publike nga zyrtarë të administratës amerikane të cituar nga CNN.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika