Puna në ndërtimtari vazhdon në orët e ndaluara – inspektorati pa përgjigje

Në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, punimet ndërtimore po vazhdojnë edhe gjatë orëve të ndaluara me ligj për shkak të temperaturave të larta. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore, ndërsa ekspertët kërkojnë masa mbrojtëse për punëtorët. Inspektorati i Punës nuk ka kthyer përgjigje për inspektimet në terren, ndërsa rreziku në kantier mbetet i lartë

Në 38 gradë kanë shkuar temperaturat në ditët e fundit kur vendin e ka goditur një valë ekstreme e të nxehtit.

Rekomandime janë dhënë për kujdes por në pikun e të nxehtit, në kryeqytet shumë punëtorë të ndërtimarisë u panë duke punuar.

Në pesë pika në lagjen “Arbëria” dëgjohen zhurma e mjeteve të ndërtimit në mesditë kur sipas ligjit, puna  do të duhej të ndalej në mbrojtje të shëndetit të punëtorëve.

IKSHPK tash e disa ditë po bën thirrje për kujdes.

Punëtorët në ambiente të brendshme gjithashtu mund të jenë në rrezik, sidomos nëse punojnë në industri të ngarkuara me nxehtësi ose kryejnë punë fizike, ata që punojnë në makineri që operohen nga kabina pa ftohje (p.sh. vinça), ata që kryejnë punë fizike të rëndë ose ata që duhet të përdorin pajisje mbrojtëse personale në kushte të nxehta.

Mbi kohën e lejuar për punë në ambiente të jashtme në temperatura të larta rekomandojmë që ti referoheni Rregullores MPMS Nr.01/2020 për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, faqe 41 dhe 42, deklaruan nga IKSHPK.

Specialistë të mjekësisë emergjente kanë tërhequr vërejtjen për pasojat serioze që sjell aktiviteti në këto orë të ditës.

DEK: Isuf Bajrami, Specialist i mjekësisë emergjente

Janë disa sëmundje që janë të stimuluara nga temperaturat e larta. Së pari janë goditjet në tru apo sulmet siç i njohim, sulmet në zemër, arresti kardiak, rënia e shtypjes së gjakut, diarrhea si pasojë e dehidrimit dhe ushqimit, përkeqësime të ankthit…. Deklaroi Isuf Bajrami, Specialist i mjekësisë emergjente.

Njohës të sigurisë në ambientet e punës tregojnë për obligime që punëdhënësit i kanë në kushte të tilla.

Duhet patjetër të jemi të kujdesshëm si punëdhënës por edhe si punëtor,t’i largohemi ekspozimit ndaj diellit. Kjo vlen nga ora 11. Punëtorët të furnizohen sa më shumë me ujë, secili vend pune që ekspozohet me temperatura të larta. Pauzat duhet të jenë më të shpeshta dhe jo pa kapele mbrojtëse, masat janë barrë e domosdoshme e secilit punëdhënës, deklaroi Naim Bajraktari, Ekspert për sigurinë në punë.

Televizioni është përpjekur të marrë përgjigje nga Inspektorati i Punës lidhur me inspektimet në vendpunishte por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Temperatura deri në afër 40 gradë do të vazhdojnë se paku edhe krejt javën që vjen.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika