Punëtorët teknikë të shkollave dhe QMF-ve në Prishtinë protestojnë të premten

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët e mirëmbajtjes së shkollave dhe QMF-ve, të premten do të protestojnë para objektit të komunës së Prishtinës me kërkesën për rritjen e pagave, pasi sipas tij "paga prej 230 euro për këta punëtorë është e pamjaftueshme"

Jusuf Azemi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat FOTO: EO





Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, me kërkesën për rritje të pagave, të premten do të organizojë një protestë para objektit të komunës së Prishtinës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, të mërkurën për EO ka konfirmuar se vendimi për protestë është marrë pas takimit me kryetarë të shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë të disa shkollave të Prishtinës dhe punëtorëve të Qendrave të Mjekësisë Famlijare (QMF).

Azemi ka theksuar se po kërkojnë rritjen e pagave, ngase sipas tij, paga prej 230 euro për këta punëtorë është e pamjaftueshme.

Ai shpreson që me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, do të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa u përket kërkesave të punëtorëve.

“Të gjithë punëtorët e sektorit privat, kompanive të cilat janë të kontraktura me komunën e Prishtinës, që mbajnë mirëmbajtjen e shumë shkollave, ne kemi bërë kërkesë të takohemi me kryetarin që paga e këtyre punëtorëve të rritet dhe kushtet të përmirësohen. Pagat e punëtorëve janë 230 euro, shumë të vogla dhe duhet të njoftojmë komunën se nuk mund të punojmë me këto paga”, ka deklaruar Azemi.





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika