Pushuesit në liqenin e Ohrit dhe Strugës janë në rrezik nga mjetet lundruese

Mjetet lundruese janë duke i rrezikuar turistët në liqen e Ohrit dhe Strugës

ilustrimi

Pushuesit në liqenin e Ohrit dhe Strugës nuk janë të sigurt nga mjetet lundruese të cilat janë duke iu afruar bregut turistët notojnë.

Po për këtë çështje mediumi Alsat M ka intervistuar qytetarët në vendngjarje.

Ku një qytetarë nga Shkupi i cili është duke pushuar ka thënë se, ishte në rrezik nga mjetet e lundruese ku për pak i ka shpëtuar lëndimit gjatë notimit të tij në liqen.

“Ishte gjysmë metra afër kokës, e pash duke ardhur, i bëra me dorë, por vinte drejt meje. U tërhoqa. Ja, kaq distancë kishte. Ende kam stres…”,ka rrëfyer turisti nga Shkupi.

Përveç pushuesve nga Shkupi kishit dhe të atillë nga Zelanda Re, të cilët kishin thënë se kjo është e rrezikshme dhe nuk duhet të lejohet sepse “siç e pashë, i drejtojnë fëmijë. Prandaj, njerëzit u ngritën dhe thanë: Çfarë është kjo, do të shkaktojnë fatkeqësi”. Ka deklaruar një pushues nga Zelanda e Re.

Situata e ku rriskohen turiste nuk është vetëm në liqenin e Strugës por dhe anën e liqenit të Ohrit rrezik është i njëjtë sepse dhe këtu pushuesit kanë kërkuar që të këtë kontrolle më të mëdha.

“Po, kishte. Në plazhin e qytetit, Saraishte. Ishin 150-200 metra larg plazhit. A ka nevojë për më shumë kontroll? Po, sepse ndodhin aksidente të mëdha, me pasoja fatale dhe duhet bërë ajo. Nga ora 9 duhet të ndalohet deri në mbrëmje në orën 20”,është shprehur një turist në Ohër.

“Po, ka. Ne ishim edhe në Shën Naum. Dhe ka mjaft anije, moto-skafe. Ku vozisin më shumë? Në pjesën më të cekët dhe në mes ujit të cekët dhe të thellë”, ka theksuar një turist tjetër.

Autoritet përgjegjese për sigurinë e pushuesve kanë thënës janë shqiptuar dënime. Në këto momente po zhvillohen gjykime ndaj 25 autorëve.

“Disa pozicione në liqenin e Ohrit i nënshtrohen përdorimit të skuterëve gjatë kohës së kufizuar nga ora 11:00 deri në orën 19:00… Pak ditë më parë, një drejtues skuteri, i cili u afrua aq afër plazhit, duke shkaktuar rrezik për plazhin e Saraishtes, u sanksionua rëndë. Në Strugë kemi disa gjoba në plazhin e meshkujve dhe femrave…”, tha Goran Ustianoski- kapedan i porteve.

Ndërsa gjobat janë nga 200 deri në 400 euro në varësi të peshës së kundërvajtjes.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika