Putin e konsideron sulmin në Moskë si “terrorist, të përgjakshëm dhe barbar”

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka dënuar ashpër sulmin terrorist në një sallë koncertesh në rajonin e Moskës, në të cilin janë vrarë të paktën 133 persona, dhe e ka shpallur 24 marsin si ditë zie kombëtare.

Ai është zotuar se kryesit e sulmit do të ndëshkohen, shkruan Lemonde.fr

Përmes një fjalimi, Putin e ka përshkruar dhunën si “sulm terrorist i përgjakshëm dhe barbar”.

“Gjëja kryesore tani është që të parandalojmë ata që janë mbrapa kësaj gjakderdhjeje nga kryerja e një krimi tjetër”, ka thënë ai.

Putin ka thënë, po ashtu, se katër të dyshuarit, që zyrtarët i kanë arrestuar më herët gjatë ditës, “kanë lëvizur drejt Ukrainës, ku… pala ukrainase u ka përgatitur një dritare që ta kalojnë kufirin”.

Presidenti i Rusisë nuk ka ofruar dëshmi për këtë pretendim.

Zyrtarët rusë kanë thënë se 11 persona janë ndaluar, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar.

Disa janë arrestuar në rajonin perëndimor Brajansk, i cili gjendet në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas e kanë mohuar çfarëdo përfshirjeje me sulmin, edhe para se zyrtarët rusë të supozonin për lidhje ukrainase.

Komiteti Hetues në Rusi ka thënë se pret që do të rritet numri i viktimave.

11 të arrestuar për sulmin në Moskë, arrin në 133 numri i të vrarëve

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika