Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka konfirmuar se është takuar sot me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në Hagë.
Në fokus të bisedimeve kanë qenë mbrojtja ajrore, bashkëpunimi për prodhimin e dronëve dhe situata në fushën e betejës në Ukrainë.
“Diskutuam blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetet tona, popullin tonë, kishat dhe infrastrukturën. Ukraina është e gatshme të mbështesë prodhuesit amerikanë të armëve”, ka deklaruar Zelenskyy në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar gjithashtu se Ukraina është e interesuar për bashkëprodhimin e dronëve me SHBA-në dhe vlerësoi kontributin amerikan në dobësimin e programeve armiqësore të Lindjes së Mesme.
Lideri ukrainas ka njoftuar se e ka informuar Trumpin edhe për takimet teknike në Stamboll, si dhe për procesin e shkëmbimit të të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të rënë.
“Putini definitivisht nuk po fiton”, ka theksuar ai, duke shtuar se i ka paraqitur Trumpit faktet e fundit nga fusha e betejës.
Zelenskyy falënderoi Trumpin për takimin dhe përkrahjen, ndërsa u shpreh mirënjohës për fjalët e mira ndaj popullit ukrainas./The Guardian