PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim në favor të subjektit politik Lista Serbe, duke aprovuar ankesën e këtij subjekti kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Me këtë vendim, PZAP ka anuluar vendimin e KQZ-së të datës 21 gusht, përmes të cilit ishte refuzuar certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe me arsyetimin se disa prej tyre nuk i plotësonin kriteret ligjore për të qenë pjesë e garës zgjedhore.

Sipas arsyetimit të PZAP, vendimi i KQZ-së nuk ka qenë i bazuar në mënyrë të duhur në ligj dhe nuk është dëshmuar bindshëm se kandidatët e kontestuar ishin në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton kriteret për të drejtën për t’u zgjedhur.

PZAP i ka kërkuar KQZ-së që të certifikojë listën e kandidatëve të Listës Serbe për komunat ku ajo ka aplikuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Albulena Haxhiu konfirmon vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika