Qehaja: MAShTI të vijë me opsion ideal që garanton shpërndarjen e librave me kohë

"Furnizimi me libra është problem i kahmotshëm. Presim nga MAShTI me ardhë me një opsion të duhur, ideal që garanton tekstet shkollore më 1 shtator", ka deklaruar Qehaja

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja ka thënë se furnizimi me kohë me tekste shkollore për nxënësit është problem i kahmotshëm.

Në emisionin “FIVE”, eksperti i çështjeve të arsimit, Qehaja ka thënë se pret nga Ministria e Arsimit që të vijë me një opsion të duhur e ideal që garanton tekstet shkollore më 1 shtator kur edhe fillon procesi mësimor në Kosovë.

“Furnizimi me libra është problem i kahmotshëm. Presim nga MAShT-i me ardhë me një opsion të duhur, ideal që garanton tekstet shkollore më 1 shtator”, ka deklaruar Qehaja.

Ai ka thënë se nëse vonohen përgatitjet e duhura nga Ministria dhe aktorët e tjerë në procesin e subvencionimit të librave, atëherë ka rrezik që do të ketë sërish vonesa në furnizim me libra.

Sipas tij, MAShT-i me seriozitet duhet të sigurojë hapjen e platformës e-Kosova në kohë, shpërndajen e mjeteve te prindërit me kohë, e pastaj procedurat e tjera që të mos ketë vonesa.

Ai thotë se për shkak që sistemi arsimor në Kosovë është i kufizuar në tekst shkollor, çdo ditë vonese e cenon mësimdhënien.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika