Qendërmbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo u dërgua në spital pa ndjenja

Gjatë ndeshjes të së martës në La Liga, klubi i Barcelonës ishin duke kryesuar me rezultatin 3-1 kundrejt Celta Vigo-s, klubit spanjoll, dhe rreth minutës së 62-të qendërmbrojtësi Ronald Araujo përplasi me kokë shokun e tij të skuadrës

Ambulanca në stadium

Futbollisti profesionist urugaian i cili luan si qendërmbrojtës për klubin e La Ligës  Barcelona ka pësuar një përplasje me kokë ditën e martë gjatë ndeshjes, përplasja ndodhi me bashkëlojtarin e tij, Gavi.

Klubi katalunas e kanë konfirmuar se ai është dërguar në spital pas tronditjes.

Ai është përpjekur që të qëndrojë në këmbë pas përplasjes por papritur ka rënë në tokë dhe si shkak i kësaj ndeshja është ndërprerë dhe pastaj ambulanca kaz arritur në fushën e katalunasve Camp Nou që t’i japin trajtimin e duhur futbollistit.

Trajneri i Barcelonës, Xavi është shprehur se gjendja e Araujo do të jetë mirë dhe më pas kishte konfirmuar këtë gjë pas ndeshjes duke thënë “Ne mund të jemi të qetë”.

‘Ai është mirë. Ai ka një tronditje dhe do të qëndrojë brenda natës, por do të jetë mirë,” ka shtuar trajneri i klubit, raporton DailyMail.

Ndeshja përfundoi me fitoren e klubit të Barcelones me rezultat 3-1 kështu duke e siguruar vendin për Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite dhe me një arritje në vendin e dytë në La Liga.

Klubi i Barcelonës kishte postuar në rrjetin social, Twitter për të konfirmuar tronditjen e qendërmbojtësit.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika