Qëndrimi pro “Ballkanit të Hapur” i Abazoviqit, mirëpritet nga Oda Ekonomike serbe

Lajm fantastik e ka quajtur deklaratën pro nismës rajonale të “Ballkanit të Hapur” nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetari i odës ekonomike serbe, Marko Çadezh

Ilustrim

Deklarata pro nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është vlerësuar si lajm i jashtëzakonshëm për kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë (DSHK), Marko Çadezh.

Çadezh ndaj qëndrimit të kryeministrit shqiptar të Malit të Zi,  shpreson që të mund të punojnë së bashku në të ardhmen rreth iniciativës së “Open Balkan”.

“Edhe para se të merrte mandatin, kryeministri aktual i Malit të Zi, ishte dikush që kuptonte se sa e rëndësishme është kjo iniciativë, dhe tani më duket sikur jemi në rrugën e duhur për të përfshirë tërë rajonin, ashtu siç tani po bëjnë tri shtetet”, ka thënë ai, shkruan Tanjug.

Kryetari i odës ekonomike serbe, Marko Çadezh

Kështu është shprehur Çadezh në hapjen e konferencës “Burimet e ripërtëritshme të energjisë – mundësi për Serbinë dhe Izraelin” në SCC.

Ndryshe, Abazoviq, tashmë kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi, teksa e ka komentuar çështjen e idesë rajonale “Ballkani i Hapur”, është deklaruar pro kësaj iniciative.

Për të parin e ekzekutivit të Malit të Zi, “Ballkani i Hapur” është krijuar që brenda vetes t’i ketë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që pjesë e kësaj iniciative rajonale duhet të jetë edhe Kosova.

Ilustrim

“Ballkani i Hapur është krijuar për gjashtë shtete, nuk është bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon e prezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, ka thënë Abazoviq.

Abazoviq ka hyrë në histori si kryeministri i parë shqiptar që udhëheqë qeverinë në Podgoricë.

Me 45 vota për e 3 kundër, 36 vjeçari do të drejtojë me qeverinë malazeze bashkë me dy ministra të tjerë shqiptarë nga 18 sa do të jenë gjithsej.

Abazoviq: Çështja e demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi ka marrë fund

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika