Qeveria mban mledhjen e radhës, në rend dite projektligji për pagat

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja e radhës, ku në mesin e 20 pikave në rend dite do të jetë projektligji për pagat

Ilustrim, mbledhja e Qeverisë së Kosovës





Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhje të mërkurën e 23 nëntorit duke filluar nga ora 10:00.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës, shkruan EO.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik si dhe Projektligji për Zyrtarët Publikë.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT).

Kjo mbledhje vjen pikërisht në ditën ku në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq – nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak – për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika