Qeveria me rregullore të re për punësimin e drejtorëve e mësimdhënësve në shkolla

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar rregulloren e re për procedurat e përzgjedhjes së drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, sekretarëve në institucionet edukativo-arsimore në tërë territorin e Kosovës

Fotografi ilustruese

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar rregulloren e re për procedurat e përzgjedhjes së drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, sekretarëve në institucionet edukativo-arsimore në tërë territorin e Kosovës.

Në mbledhjen e 212, ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka thënë se kjo rregullore do të krijojë një sistem efikas për rekrutimin e këtyre pozitave.

“Kjo rregullore është në funksion të zbatimit të ligjit për zyrtarët publik. Rregullorja synon të krijoj një sistem efikas për rekrutimin e të gjitha pozitave të lartcekura dhe synon të përmirësojë sistemin aktual të rekrutimit, duke ju përgjigjur kërkesave të shkollave si dhe kërkesave në kohë reale në nivel vendi. Punësimet në këtë formë do të adresojnë problemet e përsëritura për vite, si orët e lira dhe qindra orë të humbura mësimore, zëvendësimet e shpeshta, raportin e pabarabartë mësimdhënës-nxënës etj”, tha Nagavci.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika