Qeveria merr vendim që lokalet e gastronomisë të shërbejnë ujë nga çezma

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që lokalet e gastronomisë të cilat furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik, të shërbejnë ujë nga çezma për klientët

Ilustrim

Të hënën e katër korrikut, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 86-të ka marrë vendim që lokalet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë nga çezma.

Gjithashtu, objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK) dhe ta ekspozojnë atë në lokale.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se e gjitha kjo po bëhet që qytetarët të kenë ujë të shëndetshëm dhe të sigurt për pije.

“Me qëllim që të vendosim standardet normative të ujit për konsum njerëzor dhe në mënyrë që të mbrohet shëndeti i njerëzve që uji të jetë i pastër dhe i shëndetshëm në objektet e gastronomisë: në rastet kur objekti i gastronomisë furnizohet nga ujësjellësi publik, pronari i objektit nuk mund t‘iu ndalojë qytetarëve që të furnizohen me ujë nga rubineti; në rastet kur objekti i gastronomisë nuk furnizohet me ujë nga ujësjellësi publik, pronari i lokalit duhet ta respektojë nenin 7 dhe 8 të udhëzimit administrativ 10/2021 për ujë të destinuar për konsum njerëzor dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK dhe të njëjtën ta ekspozojë në lokal”, ka thënë Latifi në mbledhjen e Qeverisë.

Po ashtu, në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Kosovës, është votuar projektligji për edukimin në fëmijërinë e hershme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi këtë projektligj të rëndësishëm, teksa theksoi se janë ndarë pesë milionë euro për fëmijët e moshës 0-6 vjet.

“Në planin tonë kemi kushtuar rëndësi dhe për fëmijët 0 deri në 6 vjeç. Që t’u ofrojmë shërbime cilësore këtë vit kemi ndarë 5 milionë euro shtesë”, është shprehur Kurti.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim-vendimin për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.

Qeveria ndan 5 milionë euro shtesë për fëmijët nën moshën 6-vjeçare

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika