Qeveria ndan 19 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë

Kryeministri Kurti ka njoftuar se në mesin e vendimeve që ka marrë Qeveria e Kosovës janë ndarë gjashtë milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë dhe 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në mbledhjen e 97-të të qeverisë janë ndarë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe gjashtë milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.

“Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Shefi i ekzekutivit ka njoftuar po ashtu se është miratuar dyfishimi i pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022.

Ndryshe të martën e 20 shtatorit, Qeveria e  Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka aprovuar gjashtë vendime.

Në mesin e vendimeve të tjera janë shpallur me interes të veçantë publik pronat e paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve infrastrukturore për interes publik” në zonat kadastrale: Bërnjak dhe Jasenovik i Epërm në Komunën e Zubin Potokut.

Po ashtu, është miratuar plotësimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/85 të datës 29 qershor 2022, lidhur me afatin e regjistrimit të automjeteve me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, që do të vazhdojë deri më 31 tetor 2022.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika