Qeveria ndan 20 milionë euro për KEK-un e 17.5 për KOSTT-in

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se të premten ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për siguri të furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik, kështu duke ndarë 20 milionë euro për KEK-un, ndërsa 17.5 milionë për KOSTT-in

Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 117-të të mbajtur në mënyrë elektronike ka ndarë 37 milionë e 500 mijë euro për furnizim me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik.

Prej këtyre mjeteve buxhetore, 20 milionë euro janë ndarë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe 17 milionë e 500 mijë euro janë ndarë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

“Kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarje të mjeteve buxhetore për siguri të furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtje të sistemit energjetik, në vlerë prej 37,500,000.00 € (tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë euro), nga të cilat 20,000,000.00 € (njëzet milionë euro) janë ndarë për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me rastin e vendosjes së Obligimit të Shërbimit Publik nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe 17,500,000.00 € (shtatëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro) janë ndarë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Mjetet sipas këtij vendimi merren nga kursimet buxhetore.

Me këtë vendim, Qeveria thotë se ndihmon përmbushjen e obligimit për të ndihmuar sigurimin e energjisë elektrike për tremujorin e parë të 2023.

“Ky vendim shërben në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me numër 02/117 përmes të cilit, në bazë të interesit publik, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si ndërmarrje publike e energjisë, i është vendosur obligimi për shërbim publik për të ndihmuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe shmangien e devijimeve në sistemin energjetik të Kosovës, për periudhën 1 janar 2023 deri më 15 mars 2023 deri në 185 GWh, në rastet kur nuk plotësohen të gjitha kërkesat e furnizimit me energji elektrike”.

Sipas këtij obligimi, KEK obligohet të importojë mungesën e sasisë së energjisë elektrike, atëherë kur kapacitetet vendore gjeneruese dhe importi i siguruar nga ndërmarrjet e tjera të energjisë është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjithë kërkesën e Kosovës për energji elektrike.

“Vendimi në të njëjtën kohë i përgjigjet kërkesës me Nr.prot.1704, të pranuar nga KOSTT, për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike, si dhe kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë me Nr.prot. 3733”.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika