Qeveria ndan 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes së stafit shëndetësor

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 5.5 milionë euro si mbështetje ndaj personelit shëndetësor për të vazhduar shtesat mbi pagat e tyre bazë si vazhdimësi e masave anti-COVID19

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Të mërkurën e 20 korrikut, në mbledhjen e 89-të, Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 5.5 milionë euro për të vazhduar shtesat mbi pagën bazë për stafin shëndetësor, si vazhdimësi e masave të marra për luftën kundër COVID-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në kuadër të masave të marra për luftën kundër COVID-19, mbështetja fillestare ishte paraparë deri në fund të muajit qershor.

Ai ka thënë se me rikthimin e numrave të rasteve me COVID-19 dhe ndryshimin e situatës, konsiderojnë që mbështetja duhet të vazhdojë.

“Pra 10 për qind e pagës bazë. Parashihet të ndahen mjete në shumën prej 5.5 milionë eurosh”, ka thënë ai.

Po ashtu, për tre muaj është shtyrë afati i miratimit i Ligjit për Shëndetësinë në Qeveri.

Përderisa afati i paraparë me agjendën legjislative deri sot ishte 30 shtatori, me vendimin e së mërkurës, Qeveria e ka shtyrë deri më 26 dhjetor miratimin e këtij ligji.

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika