Qeveria në detyrë ndan 250 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës – premton 1 milion për kualifikim në Botëror

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar në mbledhjen e Qeverisë se Përfaqësuesja e Kosovës do të shpërblehet për suksesin historik në fushatën e kualifikimeve për Botërorin 2026, me 250 mijë euro për kalimin në play-off.

Ndërsa, ai ka theksuar se 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, dhe 1 milion euro nëse kualifikohet në Botërorin 2026.

“Në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim 500 mijë euro. Në rast të kualifikimeve zotohemi për 1 milionë euro shpërblim”, ka thënë Kurti.

Kosova do të luajë më 26 mars në Bratislavë kundër Sllovakisë.

Në rast fitoreje, përfaqësuesja do ta luajë ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botëror në Prishtinë, ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika