“Qeveria po i përmbush edhe një kërkesë Radojçiqit”, Tahiri bën thirrje të mos votohet Ligji për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës

“Ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit që t’i përgjigjen arsyes e vetëdijes dhe ta refuzojnë këtë turp të pa kapërdishëm, antihistorik e antikombëtar”

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë Ligjin për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, gjatë seancës së sotme plenare.

Tahiri ka thënë se ky Institut synon të hetojë e hulumtojë këto krime, deri me datën 31 dhjetor të vitit 2000. Por, lufta në Kosovë ka përfunduar me 12 qershor, 1999, “me largimin e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova dhe nuk ka pasur luftë pas qershorit të 99-tës”.

Kështu, Tahiri ka potencuar se Qeveria e Kosovës është duke ia “përmbush edhe një kërkesë Milan Radojçiqit”.

“Hulumtimi i krimeve të luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë duhet të vazhdojë pa asnjë dyshim. Por Qeveria e Albin Kurtit, sot e ka shtruar në agjendë të Kuvendit miratimin e ligjit për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, i cili synon të hetojë e hulumtojë këto krime, deri me datën 31 dhjetor të vitit 2000. Lufta në Kosovë ka përfunduar me 12 qershor, 1999, me largimin e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova dhe nuk ka pasur luftë pas qershorit të 99-tës. Kjo qasje kaq antihistorike, antikombëtare e antishtetërore, për ta paraqitur dhe akomoduar interpretimin e Serbisë përmes së cilit ajo i qaset asaj periudhe, është asgjë më shumë sesa një zell i madh e i koordinuar për t’ia përmbushur edhe një kërkesë Milan Radojçiqit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit që t’i përgjigjen arsyes e vetëdijes dhe ta refuzojnë këtë turp të pa kapërdishëm, antihistorik e antikombëtar”.

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës të enjten e 13 korrikut.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, seanca pritet të nis me fillim nga ora 10;00.

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
  6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
  7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
  8. Votimi në Parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
  9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
  13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,
  14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
  15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
  16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-190 për zhvillim rajonal të balancuar,
  17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse,
  18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-081 për Energjinë,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin sovran të Republikës së Kosovës,
  22. Shqyrtimi i Raportit me rekomandim për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-009 për Ndërmjetësim,
  23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-156 për kontrollin e duhanit dhe të Ligjit nr.08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-156 për kontrollin e duhanit,
  24. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,
  25. Emërimi i kryesuesit dhe i një (1) anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,
  26. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  27. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit për Kërkesa Pronësore në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  29. Emërimi i kryesuesit dhe i anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
  30. Zgjedhja e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  31. Shqyrtimi i Propozim -Vendimit të Qeverisë  së Republikës së Kosovës për shkarkimin e znj. Kimete Gashi nga pozita e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika