Qeveria procedon në Kuvend buxhetin për vitin 2026, kërkon zgjatjen e buxhetit aktual për muajin mars

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2026 dhe ka vendosur të kërkojë nga Kuvendi të miratojë edhe zgjatjen e buxhetit aktual edhe për muajin mars, në mënyrë që të sigurohet pagesa e pensioneve për fundjavë ose fillim të javës së ardhshme.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se projekt-buxheti i vitit 2026, i cili do të ri-procedohet në Kuvend, është miratuar më herët në mbledhjen e 31 tetorit të vitit të kaluar.

Ai ka theksuar se buxheti i ri ka vlerë totale 4 miliardë euro, ku për komunat janë parashikuar 876 milionë euro.

“Sot po e ri-procedojmë në Kuvend edhe projektligjin e buxhetit për vitin 2026 të cilën e patëm miratuar në mbledhjen e 31 tetorit të viti të kaluar… është buxhet me verë prej 4 miliardë euro ku për komunat parashihen 876 milionë euro. Ky buxhet e përmban edhe pagën e 13 për sektorin publik që paguhen nga buxhet pagë e cila do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit”, ka deklaruar Kurti.

Përveç projekt-buxhetit, qeveria ka miratuar edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat do të procedohen gjithashtu për ratifikim në Kuvend.

Qeveria miraton marrëveshje me Bankën Botërore, procedohen për ratifikim në Kuvend

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika