Qeveria shqiptare miraton koncensionin për “Triportin e Vlorës”

Është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrive të Shqipërisë, ku ndër vendimet e Qeverisë ishin miratimi i kontratës koncensionare për projektin e portit të integruar në ''Triportin e Vlorës'' si dhe kodifikimi i programeve të studimit

Këshilli i Ministrive të Shqipërisë

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë mesditën e 11 majit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë të ditur për miratimin e kontratës koncensionare me partneritetin publik rreth provave për projektin e portit të integruar në ”Triportin e Vlorës”.

”Do të jetë porti më i ri modern, pasi sot ka vetëm shërbimet e peshkimit”, tha Balluku në një komunikatë për media, duke theksuar se ky projekt do të vihet në zbatim pas zbardhjes në Fletoren Zyrtare.

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë

Në mbledhjen e kësaj dite, Balluku bëri të ditur se janë miratuar një sërë projektvendimesh sa i përket dikasterit që ajo drejton.

Njëri nga projektvendimet ishte miratimi i marrëveshjes ndryshuese të huasë, për sa i përket programit “Energji ujore dhe siguria në kaskadën e Drinit”.

Sipas saj, ky hidrocentral ka nevojë emergjente për rehabilitim për gjendjen teknike të portave të mirëmbajtjes.

”Kaskada e Drinit është gjeneruesi kryesor i energjisë deri në momentin kur të përfundojë kaskada e Skavicës. Kjo e fundit do të bëjë rregullatorin e Drinit”, u shpreh Balluku.

Pas mbledhjes së këtij Këshilli, edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një konferencë për media bëri me dije se kodifikimi i programeve të studimit ishte një nga vendimet e qeverisë.

Ajo tha se ky është një detyrim që rrjedh nga ligji për arsimin e lartë dhe ofron lehtësira, për personat që duan të ndryshojnë degë studimi ose dhe ata që janë në degë të ngjashme.

Evis Kushi, ministrja e Arsimit dhe Sportit

”Miratuam vendimin për kodifikimin e programeve të studimit. Kodifikimi nënkupton organizimin e programeve të studimit në kode që identifikojnë fusha të ngjashme. Është një detyrim që rrjedh nga ligji për arsimin e lartë. Sipas ligjit, të gjitha programet e studimit që ofrohen në fusha të ngjashme në të njëjtin cikël duhet të jenë të ngjashme, së paku në 70% të tyre. Kjo i vjen në ndihmë institucioneve, duke filluar nga vetë universitetet”, tha Kushi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit theksoi se së fundmi përfitojnë studentët, sepse do të jenë më të qartë kur bëjnë transferimin e shërbimeve nga një universitet apo një tjetër.

”Kodifikimin e kemi konsultuar me detaje me universitetet dhe i jemi referuar sistemit ndërkombëtar për kodifikimin e programeve. Besoj që vendimi i sotëm është një tjetër hap për përmirësimin e cilësisë së universiteteve tona”, ka përfunduar Kushi.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika